Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa fitore janë shënuar në komunat e mëdha, si: në Ferizaj, Lipjan, Podujevë, Skenderaj, Kamenicë, Istog, Shtime, Malishevë, Deçan, Drenas, Hani i Elezit, Mamushë,.
Ndërkaq, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Në 17 komunat e tjera gara do të vazhdojë në rundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Tash në raundin e dytë, LVV ka shkuar në ballotazh në 12 komuna, PDK ka shkuar në 6 komuna, LDK në 8 komuna, AAK në 5 komuna, dhe Lista Serbe në një komunë.
Komunat në balotazh janw: Dragash, Fushë Kosovë, Gjakovë ,Gjilan, Junik ,Kaçanik, Klinë, Kllokot ,Mitrovicë, Obiliq, Pejë ,Prishtinë, Prizren ,Rahovec, Suharekë ,Viti ,Vushtrri
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%.




