Kryetari i PDK-së,Memli Krasniqi, ka reaguar pas takimit mes Albin Kurtit dhe liderëve të partive politike.
Krasniqi e ka cilësuar takimin të pasuksesshëm dhe më shumë si detyrim se sa nga vullneti për zgjidhje.
“Situatat nuk është e njëjtë pas aktgjykimit Kurti është i njëjtë dhe qëndrimet e tij mbetën të njëjta. Mentaliteti imponues dhe kryeneçësia politike vazhdon të jetë për të më prioritete sesa gjetja e zgjidhjet dhe përfundimi i bllokadës.” tha Krasniqi.




