Rreth 30 liderë botërorë janë mbledhur në Sharm el-Sheikh për ceremoninë e nënshkrimit të planit të paqes për Gazën, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja raportojnë se Samitin do të udhëheqë Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Mes pjesëmarrësve janë konfirmuar udhëheqësit e Katarit si dhe krerët e shteteve të Jordanisë, Kuvajtit, Bahreinit dhe Palestinës.
Në këtë samit marrin pjesë edhe presidentët Turqisë, Indonezisë, Azerbajxhanit, Francës dhe Qipros.
Takimit i janë bashkuar edhe kancelari gjerman dhe kryeministrat e Italisë, Greqisë, Mretërisë së Bashkuar, Armenisë, Hungarisë, Pakistanit, Kanadasë, Norvegjisë dhe përfaqësues nga vende tjera.
Diplomatët e shohin takimin në Sharm el-Sheikh si një hap kritik drejt stabilizimit të Gazës dhe hedhjes së themeleve për përpjekjet afatgjata rajonale të paqes.




