Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kërkonte masa shtesë në paraburgimin ndaj Hashim Thaçit.
Prokuroria kishte kërkuar disa kufizime lidhur me vizitat e paprivilegjuara të Thaçit, me arsyetimin se ato janë të nevojshme për të mbrojtur procesin nga çdo përpjekje e Thaçit për t’i penguar procedurat e DhSK-së.
Sipas Prokurorisë, e njëjta kërkesë i është paraqitur edhe gjyqtares së procedurës paraprake ku ishte kërkuar që t’iu ndalohet vizita tek Thaçi 14 personave- duke përfshirë tre vëllëzërit e tij.
Kërkesa nuk ishte pranuar që vizitat të ndaloheshin për vëllezërit e Thaçit, por ishte aprovuar për 11 të tjerët.
Mbrojtja e Thaçit e kishte kundërshtuar këtë kërkesë të Prokurorisë, duke pretenduar se ndalesa për të diskutuar informacione që janë publike nuk është legjitime.




