Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 18 aksidente me të lënduar dhe 20 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 1925 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 12 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.





