Një delegacion i Bankës Qëndrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, po marrin pjesë në takimet vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington.
Përfaqësuesit e BQK-së, do të zhvillojnë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, Bankës Botërore, Thesarit Amerikan si dhe Guvernatorë të bankave qëndrore partnere europiane.
Gjatë takimeve, BQK do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike në zbatim të mandatit të BQK-së.




