Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me liderët e partive politike tha se testojeni Albulena Haxhiun nëse i ka 61 vota,me votim të fshehtë, pasi sipas tij votimi i hapur u provua.
Kurti tutje tha se mosvotimi i opozitës është shkelje kushtetuese dhe se është në rregull që secili deputet ta shpreh vullnetin e tij përmes një procesi të rregullt.
“Nëse Albulena nuk i merr 61 vota, atëherë më bëni pyetjen dhe do ta merrni përgjigjen,” tha Kurti




