Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike dhe bllokadën e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Rama ka thënë se Kushtetuta nuk duhet të përdoret për interesa politike dhe se institucionet e vendit duhet të funksionojnë në përputhje me afatet kushtetuese.
Ai ka kritikuar edhe incidentin e sotëm në Kuvend, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e cilësuar një veprim të tillë si të papërshtatshëm për institucionin.
“Kosova nuk është pronë e askujt. Shteti është mbi partinë dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”, ka deklaruar Rama.




