Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhënie ryshfeti, pasi gjatë një kontrolli në trafik i kishte ofruar 20 euro një zyrtari policor.
I dyshuari, shtetas i Republikës së Serbisë, ishte ndaluar pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Gjatë shqiptimit të gjobës, ai dyshohet se u ka ofruar policëve një kartëmonedhë prej 20 eurosh me qëllim shmangien e dënimit.
Personi është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.




