Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Bosch ka kritikuar takimin, duke shprehur shqetësim për afrimin mes Ukrainës dhe Serbisë, veçanërisht lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në prodhimin e dronëve.
Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë me njohjen e Kosovës.
Sipas Bosch, zhvillimet e fundit mes Beogradit dhe Kievit mund të paraqesin shqetësim për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit.
Ai i ka bërë thirrje Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) që të kërkojë sqarime nga presidenti ukrainas për bashkëpunimin me Serbinë./EO/




