Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafesë.Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse – kancerin.
Një studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru.
Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze




