Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur publikimin e rezultateve edhe për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
KQZ ka bërë të ditur se publikimi i këtyre rezultateve bëhet në platformën e KQZ-së nga QKN-të, të cilat përfshijnë: rezultatet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Zëdhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se këto të dhëna do të përditsohen vendvotim pas vendvotimi.
Në këtë platformë mund të gjendet edhe rezultatet për kryetarë të komunave si dhe rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale.




