Dështon përpjekja e 39-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe në këtë senacë Lëvizja Vetëvendosje tentoj në formimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë por partit opozitare nuk ju bashkuan iniciativës.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të propozojnë anëtarët e tyre për komisionin e votimit por këto subjekte refuzuan të marrin pjesë.
53 votuan në favor të themelimit të komisionit ad-hoc, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur vazhdimin e saj pasnesër, në orën 11:00.




