Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes rrjeteve sociale ka shkruar për vizitën e Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Gërvalla në postimin e saj shkruan se kjo vizitë vjen në një moment kur Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e BE-së.
Gërvalla shton se po punojnë ngushtë me Komisionin Europian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimorë dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke e afruar edhe më tej integrimin tonë europian.





