Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Kurti i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe theksoi partneritetin e fortë dhe të gjithanshëm mes dy shteteve, që përfshinë mështetje të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Kurti shprehu gatishmërinë për rritje të investimeve gjermane në Kosovë, sidomos në sektorë si prodhimi, edukimi dual, energjia e ripërtëritshme dhe teknologjia digjitale.
Gjermania mbetet një faktor kyç në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon, përmes pranisë në KFOR dhe mbështetjes në fushën e sigurisë.




