Kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj me kolegët nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, ka diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatin e arritur.
Haradibaj shkruan se Aleanca ka fituar pa balotazh në Deçan, ndërsa me numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora, presin fitore në raundin e parë edhe në Gjakovë, Suharekë dhe Klinë. Në Rahovec, sipas Haradinajt janë fitues absolut që në raundin e parë, me diferencë të theksuar nga partia e dytë, ndërsa në Junik hyjnë në raundin e dytë të vendosur për fitore.
“Pikë tjetër e diskutimit në mbledhjen e sotme ishte edhe procesi i krijimit të institucioneve qendrore, ku Aleanca do të marrë qëndrime të qarta dhe të përgjegjshme në përputhje me interesin e vendit.”, shkruan Haradinaj.
Postimi I plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur rezultat historik në këto zgjedhje.
Sot, bashkë me kolegët nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, diskutuam mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatin e arritur. Aleanca ka fituar pa balotazh në Deçan, ndërsa me numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora, presim fitore në raundin e parë edhe në Gjakovë, Suharekë dhe Klinë. Në Rahovec, jemi fitues absolut që në raundin e parë, me diferencë të theksuar nga partia e dytë, ndërsa në Junik hyjmë në raundin e dytë të vendosur për fitore.
Gjithashtu, në pesë komuna Aleanca renditet e para me numër të asamblistëve në kuvendet komunale. Numri i përgjithshëm i asamblistëve të zgjedhur të Aleancës tashmë ka kaluar 100, pa i llogaritur ende votat e diasporës dhe ato me kusht, me pritje që ky numër të rritet më tej.
Pikë tjetër e diskutimit në mbledhjen e sotme ishte edhe procesi i krijimit të institucioneve qendrore, ku Aleanca do të marrë qëndrime të qarta dhe të përgjegjshme në përputhje me interesin e vendit.





