Rita Ora ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një set të ri fotografik që tërheq vëmendjen jo vetëm për stilin elegant, por edhe për estetikën e veçantë që e shoqëron.
Në këtë editorial të kuruar deri në detaj, Rita shfaqet me një pamje që bashkon hijeshinë klasike me një frymë moderne dhe teatrale./Telegrafi/

Flokët me ngjyrë rozë të lehtë, të stiluar në mënyrë voluminoze dhe me prekje retro, krijojnë një kontrast të bukur me fytyrën e saj të butë dhe grimin delikat, ku dallohet qartë dora profesionale e artistëve të makijazhit.
Fotot janë realizuar nga Armin Morbach, i cili ka arritur të kapë një atmosferë intime dhe dramatike, ku çdo detaj ndihmon në ndërtimin e një narrativi vizual mbresëlënës.





