Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2319 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 59 aksidente trafiku, prej të cilave 39 aksidente me dëme materiale dhe 20 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 22 persona të arrestuar, 16 të dërguar në mbajtje,1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.





