Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, automjetet kanë qëndruar disa minuta në një stacion karburanti, ku janë vërejtur nga policia dhe janë pyetur për praninë e tyre.
E ndërkaq për këtë rast FSK ka sqaruar se pjesëtarët e saj kanë ngatërruar rrugën.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në reagimin e FSK-së.




