Panairi më i madh i librit në botë, është hapur dje në Frankfurt të Gjermanisë, ku Kosova tradicionalisht është pjesëmarrëse, nën organizimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.
Qindra libra e dhjetëra shtëpi botuese janë pjesë e stendës kolektive të Kosovës e cila shërben edhe si stendë e letërsisë mbarëkombëtare shqipe. Kjo, për të mbajtur traditën dekadëshe të prezantimit të letërsisë shqipe në kryengjarjen e librit në botë.
Në fundjavë mbahen aktivitete në stendë me autorë të shumtë të pranishëm që promovohen në kuadër të panairit.
Ky panair mbledh profesionistët e fushës dhe adhurues të shumtë të librave. Autorët dhe figurat e njohura publike që do të jenë të pranishëm janë: SenLinYu (“Alchemised”), Christoph Kramer (“Das Leben fing im Sommer an”), Elke Heidenreich (“Altern”), Eckart von Hirschhausen (“Der Pinguin, der fliegen lernte”), Otto Waalkes (“Kunst in Sicht”), Rea Garvey (“Before I met Supergirl”), Paul Maar (“Das Sams”), Sebastian Fitzek (“Der Insasse”).
Autorët shqiptarë në stendën e Kosovës janë: Shqipe Malushi, Bashkim Hoxha, Abdullah Zeneli, Aziz Mustafa, Bekim Blaku, Brahim Avdyli, Marigona Kelmendi, e organizuar dhe moderuar nga Seveme Fetiqi e Loreta Schillock.
I ftuar special këtë vit në panair janë Filipinet, me temën e tyre “Fantasie beseelt die Luft” (“Të fantazuarit sjell frymë”) – inspiruar nga José Rizal, figurë qendrore në letërsinë filipineze.
Panairi i Librit në Frankfurt zhvillohet nga 15 deri më 19 tetor 2025.




