Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar të papranueshme situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se afati 30-ditor ka përfunduar pa u konstituuar Kuvendi.
Sipas KDI-së, pas skadimit të këtij afati, çdo veprim i mëtejshëm ka nevojë për vlerësim kushtetues.
KDI kërkon që të paktën 10 deputetë t’ia referojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese, për të përcaktuar vlefshmërinë e veprimeve të ndërmarra dhe procedurën që duhet ndjekur më tej.




