Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2327 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 36 aksidente me dëme materiale dhe 25 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 14 persona të arrestuar, 12 të dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





