Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbërritur sot në Tiranë për t’u bashkangjitur protestës gjithëkombëtare, e cila organizohet për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Përpara fillimit të protestës, Ahmeti është pritur nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, në një takim siç ai e cilëson të ngrohtë dhe vëllazëror.
Sipas Ahmetit, në bisedën e tyre u përqendruan zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërfqinjor.




