Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 11:00 për herë të 40-të për ta konstituuar Kuvendin.
Të dielën, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, seanca konstituive vazhdoi pa arritur kuorum. Dehari kërkoi nga PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma të propozojnë anëtarët për Komisionin Zgjedhor, por pati kundërshtime nga deputetët Çitaku, Bajrami dhe Kadriaj.
Komisioni u hodh në votim, por me vetëm 53 vota pro, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani do të thërrasë liderët e partive në takime për të zgjidhur ngërçin politik, duke kërkuar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për përmbylljen e seancës brenda 30 ditësh. Ajo mbetet e gatshme të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata nëse lind nevoja.




