Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për mediat pas një takimi të gjatë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Takimi, sipas burimeve, zgjati rreth dy orë e gjysmë.
Gjatë konferencës me gazetarët, Zelensky u pyet pse mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, po e shmang takimin me të. Ai u përgjigj hapur:
“Nuk është sekret. Siç tha Trump, Putin më urren”, tha Zelensky.
I pyetur më tej nëse ai vetë e urrente Putinin, presidenti ukrainas u përgjigj pa hezitim:
“Putini dëshiron të vrasë të gjithë njerëzit e mi, kështu që është e kuptueshme që ndiej të njëjtën gjë për të.”shkruan gazeta Sinjali.
Zelensky theksoi se kjo nuk është çështje personale, por një realitet i luftës që po zhvillohet.




