Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të plagosur dje në këtë qytet.
Në njoftimin e spitalit, bëhet e ditur se njëri nga pacientit është duke u trajtuar ende në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën.
Kurse pacienti tjetër, është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.





