Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 1 korrik 2025, në ora 09:00, në Zubin Potok do të zhvillohet ceremonia zyrtare e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri të policisë.
Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe rritjes së pranisë institucionale në këtë komunë.
Në ceremoninë inauguruese do të jetë i pranishëm edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ngritja e këtij stacioni policor do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë për banorët dhe në forcimin e prezencës policore në Zubin Potok,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Sveçla: ndikim në rritjen e sigurisë për banorët dhe në forcimin e prezencës policore në Zubin Potok




