Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, të mërkurën, në Londër.
Lidhur me Samitin e procesit të Berlinit që mbahet më 22 tetor në Londër, janë deklaurar Qeveria britanike dhe Qeveria gjermane.
Në komunikatën e tyre thuhet se Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 nga Gjermania,me qëllim të promovimit të bashkëpunimit rajonal me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.




