Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Sipas Listws Serbe, zgjedhja e Nenad Rashiq si nënkryetar Kuvendi ishte kundër Kushtetutës, rregullores së punës së Kuvendit dhe aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Lista Serbe kërkon edhe që të vendoset një masë tjetër e përkohshme për të ndaluar, sipas tyre, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.




