Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë për në Londër, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e Procesit të Berlinit.
Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes politike, ekonomike dhe teknike nga vendet anëtare të BE-së.




