Nesër do të mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të flitet mbi situatën në Kosovë.
Zëvendës përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i UNMIK, Milbert Dongjon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.
Ai do të flasë rreth zbatimit të marrëveshjeve të lehtësuara nga BE-ja, përfshirë Marrëveshjen e shkurtit 2023 në rrugën drejt normalizimit, dhe se tensionet midis Serbisë dhe Kosovës kanë vazhduar.
Më 9 qershor dhe 11 shtator, përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, lehtësoi dy takime trepalëshe në Bruksel me kryenegociatorët përkatës nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, mbi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe Deklaratën e majit 2023 për Personat e Zhdukur.
Në të njëjtën kohë, disa anëtarë, kanë vënë në dukje në të kaluarën se situata në Kosovë ka ndryshuar ndjeshëm që nga themelimi i misionit në vitin 1999.




