Organizatat e Shoqërisë Civile i kanë dërguar letër të përbashkët drejtuesve të BE-së lidhur me masat që i janë vendosur Kosovës kohë më parë.
Shoqëritë civile në këtë letër shprehen thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe besojnë fuqimisht se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme.
Organizatat e shoqërisë civile shprehen mirënjohëse që në maj të vitit 2025 BE filloi tërheqjen graduale të masave ndaj Kosovës, si dhe për vendimin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian për ta përfshirë Kosovën në iniciativën ECM, duke krijuar një hapësirë të re për përfaqësimin e zërit të qytetarëve në proceset evropiane.




