Dardanet kanë filluar sot punën intensive për dy ndeshjet vendimtare, me synimin rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa e dyta në Izmir, më 28 tetor.
Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj i konsideron dy përballjet si dy finale, ndërsa futbollistet janë të motivuara dhe të përgatitura për të dhënë maksimumin.





