Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Sanae Takaichi e cila u zgjedh kryeministre e Japonisë. Osmani ka potencuar se Kosova e çmon miqësinë e qëndrueshme me Japoninë.
“Urimet më të përzemërta për Sanae Takaichi për zgjedhjen si Kryeministre e Japonisë. Kosova e çmon thellësisht miqësinë e saj të qëndrueshme me Japoninë – një partnere dhe aleate besnike e popullit tonë. Presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtë me Kryeministren Takaichi për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka uruar Osmani përmes një shkrimi në platofrmën “X”.
Liderja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet në Japoni, Sanae Takaichi, siguroi sot fitoren në të dy dhomat e Parlamentit për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit. Takaichi është bërë kryeministrja e 104-t e Japonisë.





