Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi qëndrimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar mbrëmë përmes takimit me mërgatën shqiptare në Londër.
Gjatë bashkëbisedimit me disaporën Kurti ka thënë se partneriteti i Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar është ndërtuar mbi shtylla si bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë.
Duke e ftuar diasporën që të vijnë e të investojnë në Kosovë, Kurti shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë për ta thelluar bashkëpunimin dhe ngritur iniciativa të tjera të reja që sjellin mërgatën më pranë vendit tonë dhe nxisin zhvillimin dhe progresin e shtetit.




