Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.
Për shkeljet e trafikut janë shqiptuar gjithsej 2264 tiketa.
Në të njëjtën kohë, 23 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë në mbajtje.
Nuk ka pasur persona në ndalim policor kurse 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





