Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, e ka quajtur teatër të absurdit OKB-në, ku të martën u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit e ku temë diskutimi ishte Kosova.
Fetoshi citon përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Bartos, i cili tha se kjo organizatë duhet të mbyllet.Ai në shkrimin e tij ka vënë në pah edhe raportimin e Inner City Press, pa çka theksoi se UNMIK-u duhet të mbyllet, sepse i takon historisë dhe është mbytur “në korrupsion, nepotizëm e keqmenaxhim”.
Tutje Fetoshi thekson se cinizmin e shtetit serb që minon hapur Kosovën, provokon destabilizim në veri dhe e përdor komunitetin serb si “armë”, sot e demaskoi ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla dhe për këtë meriton vlerësim.




