Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar rreth pakos së rritjes së BE-së, fonde të cilat Kosova rrezikon ti humbë si pasojë e ngërçit politik.
Miftaraj në një postim në Facebook shkruan në mënyrë ironizuese se Kosova si duket nuk ka nevojë për këtë pako nga Komisioni Europian.
Miftaraj shkruan se derisa Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi përfituan nga kjo pako, Kosova mbeti jashtë listës së përfituesve edhe pse ishte ndër vendet e para që kishte përmbushur kushtet teknike dhe miratuar agjendën e reformave.





