Rusia e ka akuzuar Poloninë për kërncënim pasi që Ministria e Jashtme e Polonisë tha se do ta arrestojnë liderin rus Vladimir Putin, nëse e shkel vijën e tyre ajrore për të shkuar në Hungari.
Sergey Lavrov, ministër i jashtëm rus, ka thënë se polakët janë të gatshëm të kryejnë akte terroriste, pasi që, sipas tij, Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sirkoski ka kërcënuar se siguria e aeroplanit të Putinit nuk do të garantohej nëse fluturon në hapësirën ajrore të Polonisë drejt Budapestit, për samitin me Trump.




