Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për veprat penale “Marrja e ryshfetit dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, ka pranuar shumën prej 200.00 (dyqind) euro, për t’i mundësuar kalimin e testit praktik të vozitjes.
Ndërsa F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., si anëtar të komisionit të testimit, kanë bashkëpunuar në këtë veprim me qëllim që të përfitojnë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Ndaj të pandehurit E.L., është marrë vendim për pushim të pjesshëm të hetimeve, pasi nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për përfshirje në rast.
Prokuroria thekson përkushtimin në luftimin e korrupsionit dhe ndjekjen penale të të gjitha rasteve të tilla për forcimin e sundimit të ligjit.




