Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kinë me ftesë të autoriteteve të larta ekonomike të Kinës.
Gjatë qëndrimit në këtë shtet, delegacioni i AKB-së pati mundësinë të viziojë disa prej fabrikave dhe bizneseve më të suksesshme kineze.
Në kuadër të kësaj vizite, janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanive kineze dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor, me fokus në investime, transferim të teknologjisë dhe zgjerim të bashkëpunimit ekonomik në rajon.
Së shpejti, pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AKB-së dhe institucioneve ekonomike kineze, që synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e investimeve kineze në Kosovë dhe mbështetjen për bizneset kosovare që duan të hyjnë në tregun kinez.





