Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet më të fortë.Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.
Kungulli i artë- Kungujt janë produkti i artë që e bën vjeshtën krenare në bujarinë e saj. Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave.
Kërpudhat- Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.Ato kanë shumë shije e vlera dhe pak kalori. Kërpudhat kanë në përmbajtjen e tyre selenium, zink dhe kalium.
Lulelakra- Lulelakra përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar. Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K.Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale. Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen.

Molla- Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru. Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Dardha- Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe antioksidantë. Dardha konsumohet së bashku me cipën e jashtme.Konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore.





