Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti fjalim në sesionin e parë të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër, ku prezent ishin liderë shtetërorë nga vendet anëtare të BE-së dhe nga rajoni.
“Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë”, tha Kurti.
Tutje Kurti shtoj se gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Siq tha ai, kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%.
“Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar”, shtoj Kurti.
Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior.
“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet”, tha Kurti, Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.




