Trepça luftoi deri në fund, por nuk arriti fitore. Mitrovicasit u mundën nga skuadra gjermane Braunschweig me rezultat 70:84 (18:14, 14:20, 24:24, 14:26).
Kjo ishte humbja e dytë për Trepçën në grupet e FIBA Europe Cup, derisa fitorja e dytë për skuadrën gjermane.
Te vendasit u dalluan Adnan Arslanagiq me 20 pikë e tetë asistime, Chad Brown me 16 pikë e pesë kërcime dhe Mustapha Amzil me 13 pikë e dhjetë kërcime.
⛹️Ndeshjen e ardhshme, Trepça e zhvillon ndaj Anwil-it në “Minatori” më 29 nëntor.




