Dubrava shënoi fitore ndaj Pejës me rezultat 98:83 në ndeshjen e dytë të Ligës ENBL.
Sfida e zhvillua në Kroaci u karakterizua me shumë rikthime, por u vendos në pesë minutat e fundit, kur vendasit ishin më të mirë dhe shënuan fitoren e parë në këtë edicion të Ligës ENBL, derisa verdhezinjtë pësuan humbjen e dytë.




