Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 20.10.2025, ekipet policore të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor ne Pejë, gjatë punës së tyre të rregullt, kanë zënë në flagrancë dy vozitës të veturave (njëra Audi Q5 dhe tjetra VW Golf), duke bërë gara ilegale me automjete në rrugën Pejë-Prishtinë. Ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore sipas ligjit 08/L-186, neni 51 pika 5.
Gjobё nga 400 euro pёr tё dy vozitёsit, 4 Pikё negative pёr tё dy vozitёsit, 10 muaj masё mbrojtёse pёr tё dy vozitёsit, thuhet në njoftim.
Njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.





