Behgjet Pacolli, ka japur dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga themelimi i kësaj partie më 2006.
Në vend të Pacollit, ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së është zgjedhur Vesel Makolli, lajm të cilin e ka konfirmuar vetë ai për gazetën Blic.
Makolli gjithashtu ka njoftuar se për këtë vendim është në dijeni edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.




