Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për komunat që do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor nuk do të hapet asnjë periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në raundin e parë numri i votuesve nga diaspora ishte mbi 43 mijë, dhe nga ky numër do të përjashtohen vetëm votuesit e regjistruar në komunat ku nuk do të ketë raund të dytë.
Në këto zgjedhje, asnjë parti nuk arriti dominim të plotë, kryesisht për shkak të daljes së ulët në votime nën 40 për qind.




