Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka analizuar me shqetësim situatën aktuale politike dhe mungesën e institucioneve funksionale që do të duhej të trajtonin kërkesat e punëtorëve, përfshirë ata të arsimit.
Në vend të zgjidhjeve, po vazhdojnë lojërat politike dhe boshllëku institucional.
Në mungesë të adresimit të kërkesave tona dhe për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve të arsimit, SBASHK-u ka nisur përgatitjet për Kongres të jashtëzakonshëm, i cili do të vendosë qartë:
A do të fillojë viti i ri shkollor në shtator?
Apo do të nisim veprime sindikale – pa përjashtuar grevën e përgjithshme?
SBASHK-u qëndron pranë çdo punëtori të arsimit dhe kërkon veprim të përgjegjshëm nga institucionet!




