Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimet e fundit në vend sa i takon politikave ekonomike dhe ndihmës së Qeverisë në detyrë për bizneset.
Ai tha se në tetë muaj nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e krizës ekonomike, e cila ka prekur bizneset dhe jo vetëm.
Më tej, Rafuna tha se problematik është edhe mosmiratimi i buxhetit të ri.
“Nëse ka një vullnet prej partive të opozitës, mund të kapërcehet kjo gjë sepse thirret një mbledhje e jashtëzakonshme. Nëpërmjet një buxheti shihen dhe politikat sociale dhe fiskale dhe ka shumë pikëpyetje. Ne kemi tejkaluar 1 miliard euro marrëveshje që presin në Kuvend”, tha Rafuna për ABC News.al.




